Home / Kronika / Prokuroria dhe policia: Nuk ka asnjë polic nën hetim për vrasjen e Santos. Gjykata lë në burg 2 kushërinjtë Gjozi

Prokuroria dhe policia: Nuk ka asnjë polic nën hetim për vrasjen e Santos. Gjykata lë në burg 2 kushërinjtë Gjozi

santo-1024x665Nuk ka asnjë efektiv të policisë të marrë nën hetim, për veprime apo mosveprime, që të kenë ndikuar në largimin nga vendi i ngjarjes i vrasësve të bankierit Artan Santo”.

Ky është deklarata e dhënë për TemA-n, nga burime zyrtare në Prokurorinë e Tiranës dhe nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Përgënjeshtrimi vjen pas raportimeve të mediave, se prokuroria ka nisur hetimet ndaj katër oficerëve të policisë.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e krimit të rëndë, që ndodhi në 26 qershor në ora 09.17 minuta, në zonën e ish-Bllokut, vijojnë me mbledhjen e të dhënave që mund të çojnë në kapjen e autorëve.

Në orët e paradites, Gjykata e Tiranës la në burg për 15 ditë 2 kushërinjtë nga Fushë Kuqa, Klodian dhe Gazmir Gjozi.

Ata janë të dyshuar si të implikuar me atentatin ndaj bankierit Artan Santo.

Afati 15 ditor u kërkua nga Prokuroria, kohë në të cilën pritet të dalë ekspertiza e rrobave të dy kushërinjve, që do të provojë nëse ka apo jo prezencë baruti në to.

Prokuroria i akuzon ata për mbajtje municioni pa leje si dhe është duke kryer verifikime në lidhje me dëshmitë e dhëna për dijenin që ata kanë për vrasjen e Santos.

Leave a Reply

%d bloggers like this: