Home / Arte / “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve”-Një sërë aktivitetesh nga Shkodra në Vlorë
Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Vlorë

“Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve”-Një sërë aktivitetesh nga Shkodra në Vlorë

18 Prilli, shënon në kalendarin e aktiviteteve,“Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve”.

E përkufizuar si “Një ditë për të përkujtuar dhe festuar diversitetin e Trashëgimise Kulturore në botë”, kjo datë është përcaktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike(ICMOS), që në 18 prill të vitit 1982.

Edhe konferenca e përgjithmshme e UNESCO-s në vitin 1983 e ka mbështetur propozimin e Këshillit Ndërkombëtar të Monumenteve, dhe e ka rekomanduar edhe ajo 18 prillin si “Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike”.

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Durrës

“Kjo ditë përveçse kthehet në një ditë aktivitetesh të ndryshme kulturore për njohjen dhe vizitën e monumenteve dhe siteve kulturore, luan një rol edhe në tërheqjen e vëmendjes mbi problematiken e monumenteve dhe tipet e rrezikuara të Trashëgimise Kulturore” sqaron Ministria e Kulturës, e cila në kuadrin e festimeve të kësaj dite në bashkëpunim me drejtoritë Rajonale Kulturore Kombëtare, kanë organizuar një sërë aktivitetesh në disa rrethe.

DRKK-Berat, Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë kanë realizuar dhe prezantuar sot gjatë ditës programet e tyre  promovuese  lidhur me Trashëgiminë Kulturore, ditë kjo e cila ka filluar me hyrjen e lirë për të gjithë vizitorët  sot në të gjitha muzetë dhe sitet.

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Shkodër

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, ka organizuar një aktivitet madhështor kushtuar 18 Prillit, ditës Ndërkombëtare të Trashegimisë Kulturore dhe Monumenteve të Kulturës, si dita e nismës “Miku i Monumentit”.

Organizimi i këtij aktiviteti i cili u realizua në bashkëpunim midis DRKK Shkodër dhe DAR Shkodër,  pasi paraqitit qytetin e Shkodrës si qytetin e traditës dhe  kulturës, dëshmoi sot me anën e këtij aktivitet se jo vetëm që di t’i ruajë traditat me sensibilitetin e saj , por di të trashëgojë ato më së miri dhe tek brezi i ri.

Specialistët e Trashëgimisë Jo materiale të DRKK Shkodër, drejtorët, mësuesit,  dhe nxënësit e shkollave si  “28 Nëntori”, “Jordan Misja”, Shejnaze Juka”, “Oso Kuka”, “Ndre Mjeda”, dhe fëmijët e “Qëndrës Kulturore të Fëmijeve” Shkodër në

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Korçë

ambjentet e Klasë së Rozafës me moton  “Rozafa sot ndihet krenare” kanë gjallëruar ambientet e kalasë, duke prezantuar një program të larmishëm me përmbajtjen e prezantimit të punimeve artizanale e artistike, veshjeve tradicionale shkodrane, këngëve dhe valleve popullore,  objekteve e sendeve të vjetra të trashëguara, dhe prezantimin e një ekspozitë me piktura që paraqiste qytetin e Shkodrës dhe vlerat e saj në trashëgimi.

Sakaq edhe  Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë, në Ditën Ndërkombëtare të Siteve dhe Monumenteve, organizoi në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Arsimit, prezantimin e një ekspozite me piktura të realizuara nga dy studentët Edison Bregu dhe Thanas Dushku.

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Korçë

Pikturat e prezantuara në ekspozitë,  trajtonin tematika të ndryshme dhe paraqisnin peisazhe dhe momente nga jeta e përditshme.

Ndërkohë që në vazhdimësi të aktiviteteve të organizuara nga DRKK Korçë lidhur me 18 prillin, u realizua edhe  një vizitë në stendat e ekspozuara në Muzeun Kombëtar të Arsimit,  ku gjatë kësaj vizite u prezantuan edhe elementë të rinj të mbledhur nga kujdestari i këtij muzeu.

Materialet  e prezantuara gjatë vizitës, vinin kryesisht nga mjete të përdorura nga mësues dhe patriotë që kanë zhvilluar veprimtarine e tyre në këtë muze.

DRKK Vlorë në bashkëpunim me DAR Vlorë me rastin e 18

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Vlorë

Prillit  organizuan disa aktivitete sportive dhe kulturore në Parkun Arkeologjik të Amantias. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm rreth 200 pjesëmarrës, nxënës të shkollave të qytetit dhe të fshatrave përreth. Në fund të veprimtarisë shkollave pjesëmarëse ju dorëzua çertifikata “Miku i Monumentit”.

Edhe DRKK-Durrës  ka organizuar një aktivitet me nxënësit e shkollës “Jan Kukuzeli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.