Home / Kronika / Kronika e zeze / Kavajë,manovrimi i gabuar, makina përfundon në kanal, 3 të plagosur

Kavajë,manovrimi i gabuar, makina përfundon në kanal, 3 të plagosur

aksident1Një aksident rrugor më pasojë plagosjen e tre personave është shënuar pasditen e së hënës në qytetin e Kavajës.
 
Automjeti tip Volswagen pasat që drejtohej nga 59-vjeçari ,Gëzim Muça, pas një manovrimi të gabuar ka përfunduar në një kanal.
 
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij, Hamide Muca, 57 vjeçe si edhe Iva Hallulli.
 
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kavajës ku ndodhen nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.
 
Policia rrugore ka mbërritur në vëngnjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanve të plota të këtij aksidenti.
  

Leave a Reply

Your email address will not be published.