Home / Parlamentare / Opozita i rikthehet veprimtarisë në komisione

Opozita i rikthehet veprimtarisë në komisione

komDeputetët e opozitës së djathtë i janë rikthyer veprimtarisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit, një javë pasi i kishin bojkotuar ato.
Mbledhjeve të sotme të komisionit të Ligjeve, të Veprimtarisë Prodhuese dhe Çështjeve Sociale i janë bashkuar dhe deputetët e PD-së, të cilët, pas një vendimi politik të disa ditëve më parë, bojkotuan aktivitetin parlamentar në shenjë proteste ndaj vendimit të Byrosë së Kuvendit që ndaloi me dhjetë ditë deputetin Sali Berisha që të marrë pjesë në punimet e parlamentit, pas fyerjeve të përdorura në seancën plenare të 19 qershorit, në adresë të deputetëve të maxhorancës.
Bojkoti i opozitës u thye që dje me pjesëmarrjen në seancën e posaçme të Kuvendit, ku Presidenti i KE-së Hose Manuel Barroso mbajti një fjalë përshëndetëse, në kuadër të vizitës së tij në Tiranë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: