Home / Kronika / Bushati-Kerry,do te nënshkruajnë të hënën marrëveshjen e partneritetit strategjik SHBA- Shqipëri

Bushati-Kerry,do te nënshkruajnë të hënën marrëveshjen e partneritetit strategjik SHBA- Shqipëri

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati do të nënshkruaj të hënën me Sekretarin e Shtetit John Kerry marrëveshjen e partneritetit strategjik SHBA- Shqipëri, në Uashington.

Ministri i Jashtëm shqiptar,  do të pritet në selinë e diplomacisë amerikane nga Sekretari i Shtetit, John Kerry si kulmim i  vizitës që ka nisur në SHBA që prej të premtes.

Mësohet që pas takimit, i cili do të fokusohet, përveç bashkëpunimit dypalësh, perspektivës zhvillimore të Shqipërisë, rrugës europiane të vendit tonë, marrëdhënieve rajonale, edhe tek tema e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, sfidat me të cilat përballet arkitektura e sigurisë europiane, lufta kundër terrorizmit, siguria energjitike etj, Bushati dhe Kerru do kenë edhe një dalje të përbashkët për mediat.bsuhati2

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati e ka nisur vizitën në SHBA me përurimin e rikonstruksionit të selisë së Ambasadës sonë atje, prej vitesh në degradim.

Ditmir Bushati preu shiritin e përurimit të ambienteve të reja të Ambasadës, një vit pas zotimit për rikonstruksionin e saj.

Ambientet e reja të Ambasadës, u përuruan me praninë e përfaqësuesve të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të institucioneve kryesore, diplomatëve kryesorë e përfaqësues të diasporës.

bushati1Për Ditmir Bushatin, përmirësimi i kushteve të përfaqësimit në Uashington është një shenjë e qartë përgjegjësie si dhe një dëshmi konkrete e angazhimit ndaj aleatit strategjik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: