Home / Politika / Kuvendi i Shqiperise vendosi hapjen e dosjeve

Kuvendi i Shqiperise vendosi hapjen e dosjeve

Kuvendi votoi dje dy nga ligjet më të rëndësishme të rendit të ditës, të cilat kanë hapur debat prej javësh.

Parlamenti i Shqipërisë miratoi me 84 vota pro, ligjin për hapjen e dosjeve për krimet e komunizmit, i cili u prezantua për herë të fundit nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, që pas fjalës së tij në Kuvend dorëzoi dorëheqjen për t’iu përkushtuar fushatës elektorale si kandidat për Tiranën.

Sipas këtij ligji tashmë do të hapen dosjet e sistemit të shkuar por nuk do të ketë lustracion sikundër ishte kërkuar nga deputetja Mesila Doda që në krye të herës.

Ndryshimi mes dy drafteve është se, ai për lustracionin, jo vetëm do të hapte dosjet e drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit, por rrjedhimisht kërkon edhe largimin e tyre nga postet publike, ndërsa drafti i qeverisë është i bazuar në modelin gjerman të transparencës së dosjeve të STASI-t dhe i vlerësuar nga parterët ndërkombëtar si varianti i duhur, njoftojnë medie nga Tirana.

Veliaj theksoi në fjalën e tij se ky ligj siguron transparencën dhe çdo nisëm tjetër që kalon caqet e përcaktuara prej tij përbën thjesht një spekulim politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.