⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,728 ▲0.66%
DOW 52,414 ▲0.1%
NASDAQ 26,501 ▲1.27%
NAFTA 100.09 ▼1.64%
ARI 4,075 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,531 ▲ +0.36% ETH $2,346 ▲ +0.95% XRP $1.3215 ▲ +2.05% SOL $100.9100 ▼ -0.87%
S&P 500 7,728 ▲0.66 % DOW 52,414 ▲0.1 % NASDAQ 26,501 ▲1.27 % NAFTA 100.09 ▼1.64 % ARI 4,075 ▲0.9 % S&P 500 7,728 ▲0.66 % DOW 52,414 ▲0.1 % NASDAQ 26,501 ▲1.27 % NAFTA 100.09 ▼1.64 % ARI 4,075 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Greqi : Panik nga vonesa e pagesës së pensioneve

Pensionet që paguhen nga fondet shtetërore greke dhe Fondacioni i Sigurimeve Sociale (IKA) u paguan vetëm në minutën e fundit të afatit kohor duke shkaktuar panik në radhët e qytetarëve grekë.

Sipas gazetës greke ”Kathimerini” paratë u disbursuan në llogaritë bankare të pensionistëve minutën e fundit në ndërkohë që pensionistët ishin shqetësuar tej mase pasi nuk mundën t’i merrnin paratë nga bankomatët ditën e caktuar.

Ministri Alternat i Sigurisë Sociale, Dhimitris Stratulis ia atribuoi vonesën një problemi teknik duke thënë se sistemi ndërbankar nuk kishte qenë në gjendje të përditësonte menjëherë llogaritë bankare të pensionistëve.

Edhe pse dita e pagesës ishte zyrtaisht dita e mërkurë, shumë pensionistë iu drejtuan të martën ATM-ve pasi zakonisht pensioni i tyre depozitohet një ditë më parë.

Pamundësia e tyre për të marrë paratë si edhe deklaratat e qeverisë për mungesë likuiditeti shkaktuan panikun e radhës.

Sipas sistemit bankar grek të pagesave, asnjë pension nuk mund të merret në bankomat përpara se të gjitha pensionet të depozitohen në banka dhe ato të kenë kryer inspektimet e tyre rutinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.