Home / Kronika / Kronika e zeze / Tropojë/ Bie makina në Valbonë, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Tropojë/ Bie makina në Valbonë, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë, ku një automjet me katër persona ka rënë në lumin e Valbonës.

Burime policore njoftojnë se aksidenti ka ndodhur në Urën e Dragobisë dhe në automjet ishin katër persona.

Sipas Policisë deri më tani është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, identiteti i së cilës ende nuk mësohet, një tjetër rezulton i humbur, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Këta të fundit janë dërguar për mjekim në spitalin e Bajram Currit.

Policia ka nisur menjëherë hetimin për të zbardhur shkaqet që kanë çuar në këtë aksident të rëndë. Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: