Home / Politika / Nishani në asamblenë e Nju Jorkut: Vlerësim shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve

Nishani në asamblenë e Nju Jorkut: Vlerësim shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA, presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vizituar sot “New State Capitol” si dhe asamblenë e Nju Jorkut, ku u paraqit rezoluta për rolin e kombit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga anëtari i asamblesë që përfaqëson distriktin 80, zoti Mark Gjonaj.

“Rezoluta që ju sapo miratuat vlerëson jo vetëm jashtëzakonisht dhe me të drejtë mbarë kombin shqiptar, jo vetëm popullsinë e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës, si dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët, duke theksuar edhe njëherë, akoma edhe më shumë kësaj radhe, edhe pse kanë kaluar më se 70 vite, Besën” -theksoi Nishani.

Pas votimit të kësaj rezolute, Presidenti i Republikës u është drejtuar me një fjalë të pranishmëve në punimet e Asamblesë si dhe Senatit të Shtetit të Nju-Jorkut.

Në përfundim të vizitës së tij, Presidenti Nishani do të mbajë një ligjëratë me temë: “Mbi tolerancën fetare” në Manhattan College, Riverdale si dhe do të përshëndesë aktivitetin, që do të mbahet në B’nai Jeshurun Sinagogue.

Leave a Reply

%d bloggers like this: