Home / Arte / Muzike / Starton edicioni i 7-të i “Aulona Folk”

Starton edicioni i 7-të i “Aulona Folk”

Mbrëmjen e së enjtes, në qytetin e Vlorës nisi edicioni i shtatë i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Aulona International Folk Festival”, një aktivitet që përkon edhe me startimin e sezonit veror në këtë qytet.

Në ndryshim nga vitet paraardhëse, edicioni i shtatë i këtij festivali, si pjesë e aktiviteteve që zhvillohen në kuadër të çeljes së sezonit turistik, do t’i paraprijë kësaj ngjarjeje të shënuar, për t’u finalizuar të shtunën më 9 maj me koncertin e madh përmbyllës.

Ky aktivitet që zhvillohet në skenën e madhe të ngritur në sheshin “Pavarësia” në Skelë, nisi me performimin e grupit të valleve burimore të fëmijëve të Qendrës Kulturore “Bajram Tushi” të qytetit, ndërkohë që më pas vijuan ansambli “Dance Plus” i Elbasanit, ansambli “Detelina” i Sofjes dhe ai “Mlodi Torun” nga Polonia.

Festivali do të vijojë në natën e dytë me koncertin e ansamblit “Inegol Kafkas Folklor” nga Turqia, ansamblit “Citta di Ostuni” nga Italia, “Iliria” nga Shkupi dhe “Bajram Curri” nga Prishtina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.