Ekonomia

2014 – BSH: Konsumi dhe investimet private kontribut në rritjen ekonomike

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë vitit 2014, konsumi dhe investimet private kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e rritjes ekonomike, ndërsa politika fiskale vijon të ruajë prirjen konsoliduese.

Sipas raportit të stabilitetit financiar që BSH, kaz publikuar së fundi në faqen zyrtare të saj, në tremujorin e fundit të vitit 2014, ekonomia e vendit vlerësohet të jetë rritur me 2.42% në terma vjetorë ose 1.12% në krahasim me një tremujor më parë.

Gjatë këtij tremujori, kontributi i politikës fiskale në kërkesën e brendshme është rritur. Ecuria më e mirë e ekonomisë ende nuk është shfaqur në tregun e punës, ku norma e papunësisë u ngjit në 18%. Zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë kanë dhënë një kontribut negativ në rritjen ekonomike.

Presionet e ulëta inflacioniste, sipas BSH-së, kanë ndikuar që politika monetare e Bankës së Shqipërisë të mbetet lehtësuese. Të dhënat e fundit të vitit 2014, tregojnë ruajtjen e prirjes konsoliduese të politikes fiskale. Ndonëse në vlerë absolute deficiti buxhetor rezultoi më i lartë se një vit më parë, ai zbriti në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), citon raporti i BSH-së,ndërsa nënvizion se, për të ardhmen, pritshmëritë më të mëdha janë që kërkesa e brendshme të ruajë kontributin kryesor në rritjen ekonomike të vendit.

Një përmirësim i pritshëm i aktivitetit ekonomik të partnerëve kryesorë tregtarë të vendit, do të ndikojë pozitivisht në rritjen e kërkesës së huaj për eksportet vendase.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button