Ekonomia

FMN: Rritja ekonomike për Shqipërinë 3% në 2015-n dhe 4% në 2016-tën

FMN 2Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar sot raportin ekonomik rajonal të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE). Në tabelat e publikuara në raportin e FMN-së, rritja ekonomike për Shqipërinë pritet të jetë 3% në 2015-n dhe 4% një vit më pas. Rritja e eksporteve parashikohet 4.7% për 2015-2016, nga rreth 10% që ishte vitin e mëparshëm. Deficiti i llogarisë korente pritet të zgjerohet në dy vitet në vijim, për të arritur në 15.5% të PBB-së në 2015-n, nga 13.9% vitin e mëparshëm. Me këtë nivel, Shqipëria renditet e dyta në gjithë Europën Qendrore Lindore e Juglindore, pas Malit të Zi, që e ka këtë tregues në 25.3% të PBB-së. Borxhi i jashtëm pritet të kërcëje këtë vit në 42.1% të PBB-së, nga 34.3% që ishte në 2014-n. Pritet gjallërim i kërkesës së brendshme, në mbi 4% në 2015-2016, nga përkatësisht 0.6% dhe 3.1% në vitet 2013-2014. Kjo do të shkojë papalelisht me një gjallërim të rritjes së konsumit private, përkatësisht 1.1% dhe 2.8% në 2015-2016.

Nërsa për Europën Juglindore (SEE), rimëkëmbja pritet të jetë më e dobët (rritja reale e PBB-së do të jetë 1.9 përqind në 2015 dhe 2.4 përqind në 2016), me barrën e borxhit dhe dobësi të tjera strukturore, si dhe një mbështetje më të ulët fiskale, që do të tejkalojnë efektin e çmimeve më të ulëta të naftës dhe një rritjeje më të fortë në zonën euro. Parashikimet për rritje janë rishikuar në ulje me 0.4 pikë përqindjeje për nënrajonin e SEE, në krahasim me raportin e tetorit 2014. Rindërtimi më I ulët sesa pritej pas përmbytjeve dhe një qëndrim fiskal më pak mbëhstetës pritet të ndikojnë negativisht. Ekonomitë e CEE vazhdojnë të përballen me nivele të larta borxhi. Pavarësisht shumë diferencevae, në pjesën m ëtë madhe të vendeve të CESEE, investimet private dhe rritja pritet të jetë shumë poshtë niveleve të krizës. Kjo reflekton pasiguritë rreth fuqisë së rimëkëmbjes globale dhe asaj të zonës euro, por gjithashtu dobësitë e bilanceve të sektorit privat në një sërë shtetesh të CESEE.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button