Home / Rajoni / Anija turke sulmohet në brigjet libiane, një i vdekur

Anija turke sulmohet në brigjet libiane, një i vdekur

Një anije mallrash turke u godit me granata në brigjet libiane, afër portit të Tobrukut. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Jashtme e Turqisë. Sipas saj, ajo u sulmua nga ajri teksa po largohej nga zona.

Një oficer i anijes vdiq, ndërsa anëtarët e tjerë të ekuipazhit u plagosën. Ministria e Jashtme turke e dënoi sulmin duke thënë se “anija ishte në ujërat ndërkombëtare kur u sulmua”.

Megjithatë, ende nuk bëhet e ditur se kush sulmoi anijen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: