Ekonomia

Tirana më e shtrenjta në rajon për shërbimin taksi

taksiTirana qendron në krye të listës së rajonit, për çmimin më të lartë të shërbimit të taksisë. Referuar të dhënave të agjencisë “Numbeo” për muajin prill, çmimi mesatar i shërbimit taksi për 1 km në kryeqytetin tonë kushton 2 euro. E krahasuar me rajonin, pas Tiranës, vjen Prishtina me çmimin mesatar për 1 km 0.65 euro, ndjekur nga Beogradi me 0.58 euro, Sarajeva 0.51 euro, Shkupi 0.41 euro dhe i fundit në listë, me çmimin më të lirë Podgorica me 0.40 euro, çmim ky 80 % më i lirë se në vendin tonë.

Shërbimi taksi, a ka aktivitet?

Shërbimi taksi në vendin tonë ka filluar të ketë më tepër aktivitet, krahasuar me vite më parë, e këtë e dëshmon edhe hapja e disa kompanive private të të ushtruarit të këtij shërbimi. Kërkesat për taksi nga banorët e qytetit të Tiranës, referuar përdorimit të tyre sipas kompanive të mëdha kanë qenë të konsiderueshme, sidomos për lëvizje të shpejta të ndikuara nga një aktivitet i ditës, duke pasur parasysh edhe vështirësinë e parkimit në kryeqytet. Ndërsa, po t’i referohemi taksistëve privatë, ata pohojnë se puna gjatë 2015 ka pasur rënie të ndjeshme. Arsyet e këtij konstatimi, Ervin Hysaj, taksist prej disa vitesh në Rr. Komuna e Parisit, ia atribuon kërkesës së ulët nga banorët për shkak të çmimit. I pyetur nga Monitor, z. Hysej tha se të paktë janë klientët të cilët kërkojnë vendosjen e taksi-metrit në Tiranë, ndaj vendosen tarifa standard për lëvizjen brenda qytetit. Sipas tij, rritja e çmimit të naftës dhe trafiku në kryeqytet janë ndikimet kryesore për çmimin aktual, e që është më i lartë në rajon për këtë shërbim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button