Home / Kronika / ILDKP: Kallëzim penal ndaj gjashtë subjekteve deklarues

ILDKP: Kallëzim penal ndaj gjashtë subjekteve deklarues

Kreu-i-ri-i-ILDKP-së-Shkëlqim-Ganaj-466x3501Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, paraqiti të enjten pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj 6 (gjashtë) subjekteve deklarues, pasi nga verifikimet e kryera, rezultoi të jenë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Kallëzimet penale për shtetasit e mëposhtëm u dorëzuan pranë Prokurorisë së Përgjithshme:

Shpend Shametaj, Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Flamur Dingo, Zv. Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë

Sadetin Bishanaku, Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Ismail Muça, Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Enkeleda Baloshi, Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Leonard Kastrati, Ndihmës i Presidentit të Republikës

Inspektori i Përgjithshëm, bazuar në nenin 5 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionet eprore të këtyre zyrtarëve, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave përkatëse në përputhje me kërkesat e ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.