Home / Arte / Muzike / Gjashtë grupe rock konkurojnë në moton “Vendosni, respektoni dhe suportoni ata që guxuan”

Gjashtë grupe rock konkurojnë në moton “Vendosni, respektoni dhe suportoni ata që guxuan”

“Battle of the bands”(beteja e grupeve) është quajtur aktiviteti muzikor më i fundit, i cili vjen si një kompeticion ndërmjet 6 grupeve rock, të cilët do të konkurojnë midis njëri tjetrit sot në mbrëmje ora 20:00, në skenën e “Lizard Rock Caffe” nën moton ” Vendosni , respektoni dhe suportoni ata që guxuan”.

Do te jete një mbrëmje, e cila do të ketë brënda saj “Rock dhe vetëm Rock” të luajtur nga 6 grupe konkurrente dhe nje grup përshëndetës, qe do të dhurojë emocione të papërsëritshme për simpatizantët e fanatikët e këtij zhanri muzikor.

Grupi “Neverland” dhe grupi “Kërpudhat” , do të jenë banda te ftuara, të cilat do të çelin mbrëmjen “Rock”, e menjëherë pas perfomancave të tyre përshëndetëse, nata do të fillojë me konkurisn e bandave në garë si:

"Lizard" foto e ambjentit ku do të zhvillohet konkursi

Batle-2-393x350“Lizard” foto e ambjentit ku do të zhvillohet konkursi

“Strangers”, “R.T.N(Road To Nowere), “Anbar”, “Metal Strings”, “The Social Sons” dhe grupi “Cody” grupet, cilët në këtë aktivitet do të konkurojnë e do të vlerësohen në 2 mënyra:

Audienca e pranishme në këtë mbrëmje, do të jetë ajo që do të japi 50 % të vendimit për fituesin e çmimit të parë, I cili do të vlerësohet me shumën e 250 mijë lekëve, ndërsa 50 % tjetër do ta japë juria e përbërë nga 3 persona profesioniste në muzikën rock, të cilët do të prezantohen para fillimit të konkursit.

Pra në këto 2 menyra, banda që do të marrë më shumë duartrokitje dhe më shumë vota nga juria, do të jetë banda fituese e kompeticionit dhe çmimit të parë.

I kontaktuar nga ATSH, njëri prej organizatorëve të aktivitetit, Artan Kurti, i pyetur per qëllimin e realizimit të këtijë aktiviteti, është shprehur se:

Artan kurti me shoqërinë e grupit NRG

Artan Kurti me shoqërinë e grupit NRG

“Qëllimet kryesore të këtij organizimi janë që ne të krijojmë nje stage(skenë) promovimi dhe suportimi për të gjitha bandat(grupet) që kanë nevojë për një stage ku të shprehin talentin e tyre”. Kurti tha se  “njëkohësisht duam të rrisim edhe konkurencën ndërmjet bandave me emer ose pa emer , duke i venë ato në një nivel të barabartë e përballë njëra tjetrës, e njëkohësisht po përpiqemi të tërheqim dhe orientojmë edhe njerezit drejt muzikës së vërtetë dhe cilësore siç është muzika Rock, me të gjitha degëzimet e saja të larmishme”.  “Ndihmesa e këtyre bandave me një çmim simbolik dhe afrimi i tyre drejt një familjeje Rock që i pret me ngrohtësi dhe me respekt për atë mund, pasion dhe talent qe ata derdhin çdo ditë ne studiot e tyre, pa paragjykime dhe pa seleksionime të njëanshme, na orienton drejt misjonit tonë i cili është ai i të ndihmuarit duke i suportuar dhe duke I krijuar hapsira kësaj muzike që po zhduket me evoluimin e kohës”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.