Home / Rajoni / Maqedonia / Zaev: Dorëheqjet vetëm një hap drejt fundit të Gruevskit

Zaev: Dorëheqjet vetëm një hap drejt fundit të Gruevskit

Kreu i partisë më të madhe opozitare Zoran Zaev, derisa ka komentuar dorëheqjet e Jankullovskës, Janakievskit dhe Mijallkovit, përmes rrjetit social Facebook ka theksuar se dorëheqjet vërtetojnë autenticitetin e përgjimeve.
“Ajo çfarë folëm deri tani, u vërtetua. Kjo është dëshmi jo vetëm për përgjimet, por edhe për autenticitetin e tyre. Kjo është dëshmi për përmbajtjen e bisedave të cilat vërtetojnë gjithë shkeljet ligjore si dhe krimet e Nikolla Gruevskit dhe rrethit të tij të ngushtë në qeveri. Dorëheqjet e Jankullovskës, Janakievskit e Mijallkovit nuk janë qëllimi ynë final. Ky është vetëm hapi fillestar drejt fundit të Nikolla Gruevskit”, ka shkruar lideri opozitarë Zoran Zaev.

Leave a Reply

%d bloggers like this: