Home / Parlamentare / Pronësia mbi truallin në zonat turistike – Kuvendi diskuton ndryshimet në ligj

Pronësia mbi truallin në zonat turistike – Kuvendi diskuton ndryshimet në ligj

 Kuvend-Vangjel-DuleKuvendi po diskuton në seancën e sotme disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, i miratuar në vitin 2009. Amendimi i ligjit synon të rregullojë marrëdhëniet e pronësisë mbi truallin dhe objektet e ndërtuara në zonat e stimuluara me përparësi turizmin, që janë dhënë për realizimin e veprimtarive të stimuluara, sipas ligjit në fuqi.
Sipas ministres së Turizmit, Eglantina Gjermeni, ligji aktual rregullon marrëdhëniet e krijuara me ligjin e mëparshëm ndërmjet personit që kishte fituar titullin “person i stimuluar”, që nënkupton çdo person fizik ose juridik, që ka lidhur marrëveshje qiraje dhe zhvillimi me qiradhënësin, për një veprimtari të stimuluar. Drafti i propozuar rregullon mangësitë ose korrigjon çështje teknike, të cilat i ka të domosdoshme çdo ligj pas disa vitesh.
Ligji i ri përfshin disa kategori ndërtimesh me leje në zonat turistike, të cilat ligji i 2009-s nuk i përfshinte. Ministrja Gjermeni theksoi se zgjidhja e problemit të pronësisë së truallit pronë private do të kryhet përmes procedurave të kompensimit financiar, sipas çmimeve të tregut

Leave a Reply

%d bloggers like this: