Home / Rajoni / Ndërprerje rotative e energjisë elektrike për shkak të grevës së punonjësve

Ndërprerje rotative e energjisë elektrike për shkak të grevës së punonjësve

zzz83Jashtë funksionimit, për shkak të grevës që filloi mesnatën e kaluar, ndodhen 13 impiante prodhimi të Korporatës publike Elektrike Greke (DEI), me kapacitet të përgjithshëm 2 700 megavat, sipas njoftimit të korporatës. Ndërkaq, mbeten në funksionim shtatë termocentrale me kapacitet 2 200 megavat si edhe hidrocentralet. Në varësi të kërkesës gjatë ditës, administratorët e rrjeteve të konjeksionit dhe shpërndarjes do të avancojnë në ndërprerje me rotacion si dhe reduktimin e kapacitetit për konsumatorët e mëdhenj. Deri në orët e para të ditës së djeshme nuk ishin paraqitur probleme, pasi kërkesa ka qenë mjaft e ulët. Probleme pritet të ketë gjatë ditës së sotme, për shkak të përdorimit të kondicionerëve, në kushtet e temperaturave të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.