Home / Teknologji / Makina pa pilot që arrin 100 km/h vetëm në 3.9 sekonda

Makina pa pilot që arrin 100 km/h vetëm në 3.9 sekonda

Ka disa kompani që janë duke punuar në makina, që nuk do kenë nevojë për një drejtues, por Audi pretendon se ka prodhuar makinën më të shpejtë të këtij lloji.

Supermakina Audi R8 e-tron që u prezantua në “Consumer Electronics Show” në Shanghai thuhet se arrin 100 km/h në vetëm 3.9 sekonda. Kjo falë dy motorëve me bateri, të cilët kanë mbi 450 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale që mund të arrijë kjo makinë është 250 km/h.

Ky mjet ka kamera, radar, sensorë dhe pajisje të tjera, që i mundësojnë një udhëtim të sigurt në trafik. Kompania thotë se makina mund të udhëtojë 400 kilometra me një karikim të vetëm, ndërsa mund të karikohet plotësisht në vetëm dy orë.

Për emrin, formën dhe ngjyrën e R8 e-tron, kompania ka deklaruar se është frymëzuar nga filmi fantastiko-shkencor i vitit 1982 “Tron” të Steven Lisberger.

Leave a Reply

Your email address will not be published.