Politika

Çregjistrimi i kandidatit në Këlcyrë, KQZ shtyn vendimin per kërkesën e PD-së

KQZ mori në shqyrtim të mërkurën kërkesën e Partisë Demokratike që kërkon çregjistrimin e kandidatit të koalicionit Aleanca Popullore për Punësim dhe Dinjitet, Gentian Muhametit, nga gara për kryetar të bashkisë Këlcyrë, qarku i Gjirokastër.
Pas relatimit të çështjes nga administrata zgjedhore, e mori fjalën avokati i kandidatit Muhameti, i cili e konsideroi kërkesën të pabazuar në prova dhe ligj, duke i kërkuar Komisionit që të mos e marrë parasysh.
“Kandidati Muhameti ka paraqitur para kryetarit të PD-së dëshminë e penalitetit të shtetit italian, ku ai ka jetuar për disa vite, nga e cila rezulton se nuk ka të shkuar kriminale. Kërkesa e sotme e PD-së, përveç se dëmton të drejtat individuale të kandidatit, është përtej afateve ligjore”, tha avokati.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso, pasi theksoi kompetencën e shqyrtimit të kërkesës nga organi qendror zgjedhor, nënvizoi se koalicioni APPD e ka vendosur standard të tijin tërheqjen nga kandidimi të personave me të kaluar kriminale.
“Dua të bëj me dije qartësisht atë që është bërë e njohur publikisht nga koalicioni ynë, standardi që ne kemi vendosur lidhur me platformën për dekriminalizimin dhe pastrimin e politikës nga elementë të inkriminuar. Ky standard në një nga pikat e veta kërkon moskandidimin ose tërheqjen në çdo kohë nga kandidimi të kandidatëve me të kaluar kriminale. Kandidatët që refuzojnë verifikimin e të kaluarës së tyre ose nuk i përgjigjen këtij kriteri atëhere ata automatikisht e humbasin mbështetje e koalicionit që i ka propozuar”, shpjegoi juristi Kaso.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button