Kronika

Mark Frroku kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, mbërrin me pranga në duar

Deputeti Mark Frroku është paraqitur sot në orën 12:30 në Gjykatën e Lartë, aty ku kërkon lirinë. Me pranga në duar dhe nën shoqërinë e avokatit Saimir Visha, deputeti Frroku do kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, për vrasjen e ndodhur në Belgjikë.

Deputeti Mark Frroku do të gjykohet në shtetin shqiptar në lidhje me vrasjen, për të cilën akuzohet se e ka kryer në Belgjikë, në mars të vitit 1999. Për ekzekutimin me thikë të shtetasit Aleksandër Kurti ishin akuzuar gjithsej katër persona, ndërkohë që sipas Prokurorisë belge, personi që ka qëlluar viktimën ishte Mark Frroku.

Ky i fundit e ka mohuar akuzën, ndërsa çështja ndaj tij pas dënimit me dhjetë vjet burg është kthyer për rigjykim. Pjesa e fashikullit ndaj Mark Frrokut ishte në proces rigjykimi në Bruksel bashkë me një person tjetër, ndërsa dënimi për dy të akuzuar të tjerë për ngjarjen mori formë të prerë në Belgjikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button