Home / Parlamentare / Kuvend-Marrëveshje me Spanjën për informacionin e klasifikuar

Kuvend-Marrëveshje me Spanjën për informacionin e klasifikuar

Kuvendi i nisi punimet e seancës plenare të së enjtes me ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Spanjës për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade tha se qëllimi i marrëveshjes është përcaktimi i rregullave të përgjithshme të sigurisë që do të zbatohen për çdo shkëmbim informacioni të klasifikuar ndërmjet palës shqiptare dhe asaj spanjolle. Sipas saj, informacioni i klasifikuar do të transmetohet nga njëra palë te tjetra, nëpërmjet kanaleve diplomatike.
Rendi i ditës i seancës së sotme të Kuvendit përfshin dhe diskutimin e disa pr/ligjeve, si ai “Për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjekte juridike dhe fizike”, si dhe ratifikimin e disa marrëveshjeve, që lidhen me projekte zhvillimore.
Një pikë e rëndësishme është interpelanca me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kërkuar nga deputetja e PD-së, Mesila Doda, lidhur me ngjarjet e fundit në Maqedoni.

Leave a Reply

%d bloggers like this: