Home / Teknologji / Eksperimenti i fshehtë i Facebook

Eksperimenti i fshehtë i Facebook

FacebookShkencëtarët dhe ekipet kërkimore që punojnë në rrjetin social Facebook kanë shndërruar përdoruesit në ‘kavie laboratori’ për të studiuar nëse postimet që bëhen nga rrethi i shokëve dhe shfaqet në wall-in tuaj do të ndikojnë në gjendjen shpirtërore të gjithsecilit. Studimi i bërë në vitin 2012-të tregoi se nëse në wall do të shfaqeshin shumë postime negative nga shokët, përdoruesi gjithashtu do të shkruante postime negative dhe e kundërta.   Gazeta kërkimore PNAS zbuloi se: “gjendja emocionale mund të transmetohet dhe kjo mund të bëhet edhe me Facebook”.   Studimi i Facebook kishte të bënte me atë që lajmet në “news feed” u dilnin përdoruesve ashtu si donte kompania. “Pre” e këtij eksperimenti kanë rënë afër 700 mijë përdorues të Facebook-ut.   Termat dhe kushtet e Facebook që të gjithë bien dakord i lejon shkencëtareve të rrjetit social të bëjnë këto lloj kërkimesh pa vënë në dijeni përdoruesit.   Ndërkohë që kërkuesit thanë se nuk i zgjodhën manualisht profilet dhe statuset e përdoruesve, pjese e kërkimit por u zgjodhën automatikisht.   Përdoruesit janë ndjerë të pakënaqur kur rrjeti social shpalli se ata kishin qenë të vëzhguar.   Ata kanë reaguar në shumë media botërore duke thënë se kompania Facebook ka keqpërdorur llogaritë e përdoruesve të saj, vetëm për të kryer një eksperiment psikologjik.   Kurse ekspertë të medias sociale, thanë se Facebook me eksperimentin që bëri, ka thyer etikën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.