Home / Parlamentare / Opozita sulmon Veliajn, Paloka: Xoxa përfaqësuese ligjore e “bosit të mafias”. Balla: S’ka përgjegjësi

Opozita sulmon Veliajn, Paloka: Xoxa përfaqësuese ligjore e “bosit të mafias”. Balla: S’ka përgjegjësi

I ashpër ka qenë qëndrimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili ka akuzuar mazhorancën për qeverisjen e saj gjatë këtyre 18 muajve. Gjatë fjalës së tij, Paloka akuzoi kryeministrin se me deklarata e tij boshe dhe fjalimet skandaloze po përmend gratë e demokratëve.

Nga ana tjetër, Paloka akuzoi gruan e Erion Veliajt, Ajola Xoxën për lidhjet e saj me një kompani që drejtohet nga një rumun, i cili sipas mediave akuzohet për pastrim parash. Paloka i ka bërë apel shqiptarëve të rrëzojnë me votë ‘drejtimin e duhur për te Dzanashvili dhe mafia ndërkombëtare’, që sipas tij është e lidhur ngushtësisht me mafien në pushtet. Nga ana tjetër Paloka iu drejtua kryeministrit Rama se ‘Mos u merr me gratë e demokratëve, se do e kesh probleme’. Sakaq, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se bashkëshortja e Erion Veliajt thjesht ka punuar në një studio, e cila drejtohej nga dy avokatë, dhe nuk ka qenë përgjegjësi e saj për këtë çështje.

BALLA: PAS 21 QERSHORIT SALIU JU SJELL KRYETARE ARGITËN, BASHËN E PËRCIELL NË HOLANDË

Ora 12:00-Deputeti i PS-së Taulant Balla i është kundërpërgjigjur akuzave të bëra nga deputetët e opozitës për gruan e kandidatit të ASHE-së Erion Veliaj. Gjatë fjalës në Kuvend Balla theksoi se gruaja e Veliajt, Ariola Xoxa nuk ka përgjegjësi për rastin në fjalë. “Sa për rastin në fjalë, zonja e nderuar të cilën mundoheni ti bëni pis emrin ka punuar në një zyrë avokatie, e s’ka një përgjegjësi se ka bërë regjistrimin në QKR ët një ndërmarrje.”- u shpreh Balla.

Me tej Balla sulmoi kryetarin e PD-së Lulëzim Basha lidhur me një leje ndërtimi për shtesë kati që ky i fundit sipas PS i ka dhënë vetes së tij. Duke ju drejtuar deputetëve të opozitës Balla u shpreh se pas 21 qershorit ish kryeministri Berisha do vendosë kryetare partie vajzën e tij. “Në emër të 1 milion shqiptarëve që para pak u konsideruan qelbësira se u bashkuan të rrëzonin qeverinë do i kërkoja kuvendit të respektohet etika. nuk janë qelbësira por njerëz të ndershëm të këtij vendi. mbajeni veten mos i quani shqiptarët qelbësira. Shqiptarët janë të gjithë të bashkuar sot për ti dhënë edhe goditjen tjetër Sali Berishës. Silleni këtu në Kuvend, pse e mbani fshehur, pse u ja kërkuar kompania amerikane që u bën fushatën ta mbani fshehur? Se ju prish punë. Ju niseni nga modeli juaj dhe duke u nisur nga modeli juaj doni të ndërtoni model. Modeli juaj ishte që kushdo biznesmen që vinte në shqipiëri të kalonte nga zyra e Argitës..,.,e harruat Zafarin…ju kërkua 3%. Apo harruat Damirin?”- u shpreh Balla.

PALOKA-RAMËS: MOS U MERR ME GRATË E DEMOKRATËVE, DO KESH PROBLEME

Ora:12:00- I ashpër ka qenë qëndrimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Gjatë fjalës së tij, Paloka akuzoi kryeministrin se me deklarata e tij boshe dhe fjalimet skandaloze po përmend gratë e demokratëve. Paloka tha ‘Mos u merr me gratë e demokratëve, se do e kesh probleme’. Nga ana tjetër, Paloka deklaroi se ky sistem është më i keq se ai i kohës kur sundonte diktatori Enver Hoxha. Nga ana tjetër, Paloka akuzoi gruan e Erion Veliajt, Ajola Xoxën për lidhjet e saj me një kompani që drejtohet nga një rumun, i cili sipas mediave akuzohet për pastrim parash.

“Demokracia ka rrezik real për tu eliminuar. Çfarë po ndodh? Me gjithë angazhimin e opozitës dhe institucioneve ndërkombëtare, situata po përkeqësohet. Ky vend po shkon drejt një diktature më të zezë sesa ajo e Hoxhës. Po shkon drejt një organizimi kriminal dhe mediat po mbyllin gojën. Faktet e fundit, të shfaqura vetëm si një rreze e vogël në media, rreze që u fshi shpejtë tregojnë qartë se u bashkuan në Sarandë ata qelbësira kundër Saliut. Të bashkojmë gjithë qelbësirat që të shporrim Sali Berishën. Sipas dokumenteve që ka prokuroria, ka ministra dhe bashkëshorte ministrash me biznesmen. Midis tyre shkëlqen nusja e dasmave të kalave, pronarja e vilave qindra-mijra euro, bashkëshortja e Erion veliaj, Ajola Xoxa, e cila rezulton si një nga përfaqësueset me të drejta të plota.”, tha Paloka.

Deputeti i PD-së nuk kurseu as akuzat drejtuar mediave, që sipas tij pasqyruan si një rreze këtë lajm.

“Ky lajm kaloi si një rreze në media, e më pas u shua. Kjo është thirrje e alarmit dhe se pushteti i mediave po bie në humnerë. Kjo është vetëm një grimcë e fakteve të fundit e asaja që po ndodh këto vitet e fundit në Shqipëri. Rama po ju thotë se edhe pse s’na doni dhe ne ju kemi bërë gjithë të zezat, por do na votoni ne. Drejtimi i duhur për ku? Tek Erion Velija? Për ku? A e kuptoni se ku po na çojnë? Do jetë shumë vonë, edhe për disa nga mazhoranca, që nuk po e kuptojnë se ku po na çojnë. Marrin dhe nëpër gojë gratë dhe burrat demokratë dhe i cilëson budallenj. Gruan e vetë ta çojë ku të dojë, dhe mos të merret me gratë e demokratëve, pasi do ketë problemeve. Doja t’ja thoja dy fjalë po të ishte këtu. Ka kaq kohë që ju kërkohet me kohë dekriminalizimi dhe nga ndërkombëtarët. Ata thanë se është qesharake. Sigurisht është qesharake.”, tha Paloka.

PATOZI: PREMTIMET E FUSHATËS USHQIM I SKADUAR, SHTYPI NË SHQIPËRI I SHANTAZHUAR DHE I BLERË

Ora:11:20- Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi i cilësoi mediat në Shqipëri të shantazhuara dhe të blera nga qeveria. Sipas Patozit mediat nuk po publikojnë lajmet që kanë të bëjnë me akuza ndaj qeverisë. Deputeti i PD thekoi se foltoren e Kuvendit se liria e shtypit është në gjendje të kritike.

“Ky vend ka problem me informacionin e thjeshtë. E kemi bërë zakon që në fushata zgjidhin jo vetëm thesin e premtimeve por dhe atë të akuzave për njëri tjetrin. I kemi mësuar edhe njerëzit me këtë ushqim të sakduar. Çfarë kemi të re kësaj radhe, megjithëse jemi në kulmin fushatës shumica e mediave e mbyllin një sy kur u kalon një lajm kundër mazhorancës. Edhe një teshtimë kundër opozitës publikohet kudo. Mund të ketë plot këtu në sallë që të më mbylli gojën se kush jam unë që i jepkam direktiva shtypit por ne këtu të gjithë e dimë që është kështu siç them unë. Si ka mundësi që shumica e mediave mbyllin ekranet e tyre kur ka ndonjë lajm kundër qeverisë? Shtypi në Shqipëri është herë i shantazhuar, herë i blerë. Shtypi nuk ka pasur dhe nuk do ketë kurrë frikë nga politikanët.”- u shpreh Patozi.

Më tej ai theksoi se sa kohë që sheh se kryeministri, ministrat dhe Kryetari i Kuvendit është mik i të fortëve gazetari mendohet para se të shkruajë. “Është evident te që LSI bën një fushatë shumë më të kushtueshme dhe se vetë PS. I thash këto jo thjesht si shqetësim të opozitës por si këmbanë alarmi për gjithë shoqërinë që në një farë mënyrë është e përdhunuara në grup e kësaj qeverie. Për shkak të kësaj qeverie ne kemi mbërritur në një pikë kritike të lirisë së shtypit. Është rrezik real për zgjedhjet e 21 qershorit. Kur shtypi blihet dhe kërcënohet nga qeveria është shumë e thjeshtë që edhe votat të blihen. Ne nuk e mbushim dot hendekun heshtjes së blerë apo të imponuar të shtypit edhe sikur ta mbajmë parlamentin hapur çdo ditë.”- u shpreh Patozi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.