Home / Rajoni / Maqedonia / Misteri i Ndrecajt dhe Rizajt, janë vrarë në luftë apo u ekzekutuan pas arrestimit?

Misteri i Ndrecajt dhe Rizajt, janë vrarë në luftë apo u ekzekutuan pas arrestimit?

Nëpër mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni qarkullon një dokument, për të cilin thuhet se është shkresë zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, me të cilën ajo e njofton Ambasadën e Kosovës në Shkup për identitetin e shtetasve të saj të arrestuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, më 9 maj.

Kjo shkresë, drejtuar ambasadës së Republikës së Kosovës, është dërguar me shenjën “shumë urgjente” dhe mban datën 12 maj.

Në letër, që pretendohet të jetë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, janë të shënuar emrat e 23 shtetasve kosovarë të arrestuar, nga të cilët tre emra përsëriten nga dy herë dhe dy emra janë të personave që më vonë rezultuan të vrarë.

Bëhet fjalë për Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizajn. Në këtë listë, emrat e Sami Ukshinit dhe Dem Shehut përmenden nga dy herë njësoj, si edhe ai i Muhamed Krasniqit, i cili ka dhënë edhe identitetin e tij të dytë, Andi Krasniqi.

Ndërkohë mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me Mirsad Ndrecajn dhe Begë Rizajn, të cilët në këtë listë paraqiten si të arrestuar, por të cilët më vonë u përcollën me arkivol.

Leave a Reply

%d bloggers like this: