Kronika

Nënshkruhet marrëveshja bashkëpunimit Shqipërisë-Kosovë, Mali i Zi për Sistemin Global të Pozicionit

Ministria e Drejtësisë, Zyra për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme nënshkroi sot një marrëveshje për Ndërveprueshmërinë e Sistemeve Globale të Pozicionimit Kosovë – Mali i Zi – Shqipëri.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, që i hap rrugë një qasjeje të re terrioriale mes tre vendeve, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço tha se  marrëveshja është thelbësore për të përgatitur infrastrutkurën në terren të regjistrit të pasurisë natyrore të dy vendeve sipas kërkesave të BE-së.

“Vendet tona, janë pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe aspirojnë të bashkohen sa më parë me familjen e madhe Europiane. Pikërisht për këtë arsye vendet tona janë të angazhuara në shumë aktivitete rajonale me natyrë politike, ekonomike, dhe shkencore, nëpërmjet të cilave përgatisin infrastrukturën dhe terrenin e nevojshëm që kërkon integrimi në Bashkimin Europian”, tha Naço.

Sipas tij, Agjencitë e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme qoftë të Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë, në vendin e tyre luajnë rol kryesor dhe kanë detyra të rëndësishme, jo vetëm në regjistrimin e pasurive të paluajtshme, menaxhimin e këtij informacioni apo verifikimin e saktësisë së tyre, por nga ana tjetër këto agjenci kanë detyrën që të përpilojnë një sistem hartografik të saktë kadastral, duke përcaktuar qartë kufijtë e pasurive të paluajtshme, në përputhje me standardet europiane.

“Të tre institucionet tuaja, pjesëmarrëse në këtë takim, prodhojnë, përdorin apo shfrytëzojnë të dhëna gjeohapësinore, harta dhe plane topografike apo tematike, të cilat përbëjnë infrastrukturën e bazës së të dhënave të informacionit.  Një nga aspektet kryesore të kësaj infrastrukture është edhe krijimi i Sistemit të Pozicionimit Global, që për secilin nga vendet tona është një mjet për ndërtimin e një reference të re koordinative, e cila duhet të jetë me të njëjtat parametra me atë të vendeve Europiane”, tha Ministri Drejtësisë.

DSC_0126Ministri Naço tha se në Shqipëri Sistemi Shqiptar i Pozicionimit Global apo siç quhet shkurt “ALBPOS”, është një projekt shumë i rëndësishëm i projektuar dhe realizuar nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me asistencen teknike të Agjencisë Suedeze të Hartografisë, Kadastrës dhe Regjistrimit të Pasurive dhe me financimin e Komisionit Europian. “Ky sistem  përbëhet nga nje rrjet stacionesh permanente antenash marrëse GPS të vendosura, në 16 rrethe të vendit me një qendër kontrolli të vendosur pranë Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Marrësit satelitor janë vendosur në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të 16 rretheve të ndryshme, në distancë jo më të madhe se 50-70 km. Qëllimi i ndërtimit të këtij sistemi, shtoi ai, është kalimi i sistemit koordinativ, nga referenca tokësore në atë hapsinore, në përputhje me sistemin aktual Europian të referencës koordinative.

Sistemi ALBPOS, tha Naço,  gjen përdorim në shumë aplikacione, por më së shumti ky sistem i ri kordinativ është i nevojshëm për realizimin e projekteve prioritare të qeverisë shqiptare, ku do të përmendja, përsosjen e procesit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme; Realizimin me saktësi të përmirësuar teknike të proçesit të kthimit dhe kompensimit të pronave; Përcaktimin e saktë të vendndodhjes dhe kufijve të pronave publike; Dhënien e informacionit të saktë në procesin e legalizimit të ndërtimeve informate; Krijimin e hartave topografike për projekte shkencore sizmiologjike dhe ambjentale. Dhe ç’është më e rëndësishmja krijimin e mundësisë teknike për shmangjen e fenomenit negativ të mbivendosjes së pasurive të paluajtshme, etj”, tha Ministri Naço.

Sipas tij projekti i bashkëpunimit të nënshkruar sot në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë nuk mbart kosto për asnjë nga tre vendet pjesëmarrëse.  “Me nënshkrimin dhe vënien në zbatim të këtyre marrëveshjeve të bashkëpunimit sistemet respektive të Pozicionimit Global, për seicilin nga vendet tona, krijon një garanci më shumë të mirëfunskionimit të tyre, pasi këtë e ofron mbështetja teknike tek rrjeti i komunikimit rajonal Shqipëri-Mal i Zi -Kosovë. Kjo mënyrë e re bashkëpunimi, shtoi Naço, padyshim që rrit rendimentin e punës dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarit, pasi informacioni që gjenerohet nëpërmjet përdorimit të tij është i saktë, sistemi është i sigurtë, funksional dhe në përputhje me standartet europiane, ç’ka krijon bazën për një zhvillim të qëndrueshëm dhe që i përgjigjet më së miri kërkesave të kohës”, përfundoi Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

Marrëveshjen e Bashkëpunimit e nënshkruan Drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Shqipërisë, Ilirjan Muho.  Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Republikës së Kosovës, Dr. Murat Meha dhe Drejtori i Drejtorisë së Pasurive të Paluajtshme i Malit të Zi, Dragan Kovaçeviç

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button