Home / Bota / Një firmë amerikane do të investojë 1,175 miliardë dollarë në një projekt energjitik

Një firmë amerikane do të investojë 1,175 miliardë dollarë në një projekt energjitik

iran-energji1Një ndërmarrje amerikane njoftoi sot se kishte nënshkruar një marrëveshje paraprake për investimin e 1,175 miliardë dollarëve (864 milionë euro) në Iran në një projekt që parashikon transformimin e mbeturinave në energji elektrike.

Ndërmarrja kaliforniane ”World Eco Energy” deklaroi se projekti parashikon prodhimin e 250 megavatëve në ditë energji në sajë të djegies së mbeturinave.
Irani do të jetë pjesë  e këtij projekti në të njëjtën lartësi me ndërmarrjen amerikane”, theksoi kjo e fundit.
”Projekti, me bazë në Chaharmahal-Bakhtiari (jugperëndim), pritet të fillojë në muajin shtator dhe të krijojë rreth 600-700 vende pune”, sipas zëdhënësit të ndërmarrjes.
Kompanitë e mëdha ndërkombëtare janë larguar nga Irani këto vitet e fundit, veçanërisht pas riforcimit në fillim të vitit 2012 të embargos amerikane dhe evropiane mbi sektorin energjitik  dhe transaksionet bankare, vendosur për shkak të programit bërthamor të kundërshtuar të Teheranit.
Irani dhe fuqitë e mëdha të grupit 5+1 (Gjermania, Kina, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia) hynë dy ditë më parë në fazën finale të negociatave në përpjekje të arritjes së një marrëvshjeje që garanton se Teherani nuk po kërkon të pajiset me armë bërthamore. Si këmbim, sanksionet ndërkombëtare do të hiqen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: