Home / Ekonomia / INSTAT: Ekonomia në 3-mujorin e parë të 2014-ës u rrit me 1,65 %

INSTAT: Ekonomia në 3-mujorin e parë të 2014-ës u rrit me 1,65 %

Fabrika-e-këpucëve-“Berttoni”-Shkoder-Foto-Gasper-Marku-11-525x350Ekonomia në tremujorin e parë të vitit 2014 vlerësohet me rritje prej 1,65 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2013.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, INSTAT, ndikim në këtë rritje kanë dhënë degët e ekonomisë si industri, posta dhe komunikacioni, tregti hotele dhe restorante.
Aktiviteti bujqësor në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati rritje prej 3,06 %. Grupi i industrive u rrit me 8,24 % në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013, e ndikuar kryesishtë nga industria nxjerrëse, e cila pati një rritje me 41,62 % dhe industria përpunuese e cila pati një rënie me 9,87 %.
Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e parë të vitit 2014 pati rënie prej 5,3 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013.
Grupi i degëve tregti, hotele dhe restorante pati një rritje prej 2,66 % në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në këtë grup, tregtia pati një rritje prej 5,52 % ndërsa
hotele dhe restorante patën rënie me rreth 14,64 %.
Aktiviteti i transportit në tremujorin e parë të vitit 2014 u ul me 24,98 % krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Grupi posta dhe komunikacioni u shfaq me një rritje prej 3,64 % në tremujorin e parë të vitit 2014 përkundrejt tremujorit të parë të vitit 2013. Grupimi shërbimet të tjera në tremujorin e parë të vitit 2014 pati rritje me 1,97 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2013. Në këtë grup, administrata publike, arsimi, shëndetësia ndikuan pozitivisht dhe aktivitetet e tjera të shërbimit kolektiv, social, kulturor etj. Ndërsa rënia ndikohet nga ecuria negative e sektori financiar, sektorit të pasurive të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit ( aktivitete ligjore, të arkitekturës, inxhinierike si dhe konsulenca financiare, komerciale etj ) Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës të vitit 2013, treguesi i Vlerës së Shtuar Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,16 %.
Aktiviteti bujqësor në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin paraardhës u ul me 0,36 %. Grupi i industrive pësoi rënie me 7,7 % në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013.
Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e parë të vitit 2014 shënoi rënie me 4,52 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013.
Grupimi tregti, hotele dhe restorante pati një rënie prej 0,09 % në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013.
Aktiviteti i transportit në tremujorin e parë të vitit 2014 u rrit me 0,9 % krahasuar me tremujorin paraardhës.
Dega posta dhe komunikacioni u shfaq me një rritje prej 0,36 % në tremujorin e parë të vitit 2014 në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published.