Politika

Protestat në Maqedoni, Bumçi: Zgjidhje ligjore për vendimin e procesit gjyqësor

Aldo-Bumci-deklarate-per-shtyp-466x350Nënkryetari i komisionit të Jashtëm, deputet i PD-së, Aldo Bumçi i konsideroi sot shumë shqetësuese protestat e fundit në Maqedoni, ku dhjetra qytetarë kanë kundërshtuar dënimin e gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm, në procesin gjyqësor “Monstra”.
Në një prononcim për ATSH-në, deputeti Bumçi gjykon se protestat nuk duken të jenë të orientuara politikisht, pasi janë reagim ndaj një vendimi gjyqësor, i cili është dhënë duke qënë i pabazuar në fakte, por mbi konsiderata të tjera, ndaj thekson ai, duhet të gjendet një mënyrë, brenda kuadrit ligjor, kushtetues, për të risjellë besimin dhe drejtësinë në sistemin gjyqësor.
“Besoj se janë dy gjëra që duhen ndarë: e para, kemi të bëjmë me një reagim politik për vendime gjyqësore, dy fusha paralele dhe që nuk takohen njëra me tjetrën, por një zgjidhje duhet të gjendet. Ne nuk presim që me protesta të ndryshohet vendimi gjyqësor. Nga ana tjetër, nëse një vendim gyqësor ka nxitur këtë reagim do të thotë që një pjese e konsiderushme e popullsisë në Maqedoni, që janë shqiptarë, e konsiderojnë atë të padrejtë dhe nuk mund të rrinë sikur asgjë nuk ka ndodhur, pasi protestat do të vazhdojnë, ndaj duhet të gjendet një mënyrë, brenda kuadrit ligjor kushtetues, për të risjellë besimin dhe drejtësinë në sistemin gjyqësor”, u shpreh Bumçi
Sipas tij një vendim gjyqësor mund të zhbëhet dhe të korrigjohet nga një gjykatë, sipas piramidës gjyqësore brenda Maqedonisë, dhe më pas është dhe Gjykata e Strasburgut.
“Pra, vetëm përmes vendimeve gjyqësore, rihapjes së çështjes për hetime të mëtejshme mund t’i jepet zgjidhje një vendimi gjyqësor. Por, nuk kemi të bëjmë me një problem politik që i jepet zgjidhje me protesta, por kemi të bëjmë me një vendim gjyqësor, nga i cili kemi një reagim masiv. Nisur nga kjo, të gjithë ata që janë pjesë e sistemit gjyqësor, dhe që janë përgjegjës të mbarëvajtjes së sistemit të drejtësisë në Maqedoni, duhet të gjejnë një mënyrë për rihapjen e çështjes, me trupa gjykuese, të besueshme e të paanshme. Vetëm në këtë mënyrë çdo vendim gjyqësor i bazuar mbi fakte do të pranohet nga gjithkush”, u shpreh Bumçi.
Zgjidhja e kësaj situate, sipas tij, është përgjegjësi e përfaqësuesve politikë shqiptarë, maqedonas dhe e zyrtarëve më të lartë të shtetit, të cilët duhet të gjejnë një rrugëdalje, duke respektuar shtetin e së drejtës, në mënyrë që shqiptarët e Maqedonisë të mos e shikojnë veten të paragjykuar e të pambrojtur nga sistemi i drejtësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button