Home / Sporti / Turku Cakir do të arbitrojë gjysmëfinalen Holandë-Argjentinë

Turku Cakir do të arbitrojë gjysmëfinalen Holandë-Argjentinë

zzz127 Cuneyt Cakir, arbitër turk do të gjykojë ndeshjen e gjysmëfinales, e vlefshme për kupën e botës Brazil 2014, midis Holandës dhe Argjentinës më 9 korrik, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu. Arbitri 37-vjeçar do të zyrtarizojë ndeshjen e tretë në këtë botëror si arbitër kryesor pas ndeshjeve Brazil-Meksikë dhe Algjeri-Rusi, përballje të zhvilluara në fazet e grupeve. Cakir është arbitri i dytë turk i cili merr pjesë në kompeticionet e organizuara nga FIFA, pas Dogan Babacan që ka përfaqësuar Turqinë 40 vite më parë në botërorin që u zhvillua në Gjermaninë Perëndimore, në vitin 1974.

Leave a Reply

%d bloggers like this: