Home / Politika / Zgjedhjet: Vëzhgues të BE-së në disa njësi të vendit, Vlahutin në Durrës dhe Kavajë

Zgjedhjet: Vëzhgues të BE-së në disa njësi të vendit, Vlahutin në Durrës dhe Kavajë

romana_vlahutin2Delegacioni i Bashkimit Evropian do të vëzhgojë zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015 që do të zhvillohen në Shqipëri.

Sipas një njoftimi zyrtar të Delegacionit Europian në Tiranë, ekipet e vëzhguesve do të vizitojnë një numër njësish në të gjithë vendin, përfshirë zonat e Tiranës, Vorës, Shkodrës, Lezhës, Malësisë së Madhe, Vlorës dhe Himarës.

“Shefja e Delegacionit do të zhvillojë vizita në Durrës dhe në Kavajë”, thuhet në njoftimin për shtyp

Leave a Reply

%d bloggers like this: