Ekonomia

P/ligji për ish të përndjekurit, Veliaj: Përfitojnë 2750 persona

komisioni_ekonomiseProjektligji për ish-të përndjekurit politikë u shqyrtua mes debatesh të martën në Komisioninparlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Opozita ka akuzuar qeverinë se pr/ligj nuk i zgjidh problemet e kësaj kategorie. Por ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj tha se kjo kategori do jetë në vëmendje të qeverisë dhe do marrë kompensimet. “Do ta kompensojmë këtë kategori. Nga ndryshimet ligjore përfitojnë 2750 persona”, tha ai.

Risia kryesore e projektligjit, theksoi ministri, është ndarja e fondit të dëmshpërblimit në dispozicion, në një raport prej 70 % për të gjithë subjektet përfituese parësore dhe 30 % për trashëgimtarët e ish të dënuarve që nuk bëjnë pjesë në kategoritë parësore.
Ndërsa deputeti i PD-së, Ridvan Bode tha se, skema për kompensimin e tyre u ngrit në kohën e qeverisjes së të djathtëve, kohë në të cilën u dha edhe kësti i parë i dëmshpërblimit. Sipas Bodes, ndryshimet në ligj kanë të bëjnë me radhën e ndarjes. “Keni paguar vetëm 62 mijë dollarë për 30 ditë për 15 mijë njerëz”, theksoi Bode më tej. Çështjes së ngritur nga z. Bode iu përgjigj kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe Ai tha se qeveria e kaluar e ka lënë arkën bosh. “Ju e latë arkën bosh këtë vit. Vetëm gjatë 2014 janë dhënë 2.5 miliardë dollarë për këtë kategori”, tha Braçe.
Veliaj informoi se MMSR do të sjellë në Kuvend edhe ndryshime të tjera ligjore që synojnë të sigurojnë që asnjë ish i përndjekur politik të mos humbasë të drejtën e tij për dëmshpërblim për shkak të procedurave apo subjektivitetit të veprimit të burokracisë shtetërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button