Home / Ekonomia / Financa: Të ardhurat në buxhet u rriten me 7,3 miliardë lekë

Financa: Të ardhurat në buxhet u rriten me 7,3 miliardë lekë

cacuTë ardhurat në buxhet, për 5-mujorin e parë të vitit 2015, u rritën me 7.3 miliardë lekë ose 5% më shumë se ne të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministria e Financave bëri publike tregtuesit financiar për 5-mujorin e parë të vitit 2015, ku evidentoi se në total të ardhurat në buxhet për periudhën janar-maj shënuar vlerën e 151.9 miliardë lekëve.

Sipas MF-së, në raport me 5 mujorin 2014, efektin kryesor në rritje e kanë dhënë të ardhurat jo tatimore dhe ato nga sigurimet shoqërore, që kanë ndikuar në 100% të rritjes.

Të ardhurat nga tatimet e doganat ishin 98.4 miliardë lekë, pothuajse e njëjta vlerë si janar-maj 2014.
Ndërsa tatimi mbi fitimin shënoi të ardhura prej 11.8 miliardë lekë, 24% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe 1.2 miliardë lekë më shumë se plani.

Sipas MF-së, rritje prej 11.2% me bazë vjetore, regjistruan edhe të ardhurat nga akciza, që shënuan vlerën e 13.9 miliardë lekëve. Të ardhurat nga TAP u rritën me vetëm 3.2%.Të ardhurat nga pushteti vendor u rritën 6.1% dhe ato nga fondet speciale (sigurimet) me 13.3%.

Zëri me ecurinë më të mirë këtë vit po rezulton ai i të ardhurave jo tatimore që është rritur me 40% në 14.9 miliardë lekë me bazë vjetore për 5 mujorin, duke u sjellë financave 3.8 miliardë lekë më shumë se plani i fillim vitit, ben te ditur MF-ja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: