Rajoni

Greqisë i priten fondet, bankat nuk do të hapen të hënën

greqiBankat në Greqi nuk do të hapen të hënën, në mënyrë që të shmanget kolapsi financiar pas vendimit të fundit të Bankës Qendrore Europiane se nuk do të shtojë fondin e emergjencave për bankat greke.

Lajmi është bërë i ditur nga Shefi Ekzekutiv i bankës së dytë më të madhe në Greqi, “Piraues Bank”, Anthimos Thomopoluos. Sipas tij, ky vendim është marrë pas një takimi të komisionit për stabilitet financiar të qeverisë.

Banka Qendrore Europiane deklaroi se megithatë është e gatshme ta rishikojë vendimin e saj dhe të bashëkpunojë me bankën e Greqisë. Tavani aktual për fondet e emergjences së BQE-së apo asistencen e likuidetit siç njihet ndryshe, është 89 miliardë euro.

Fondet në fjalë përdoren nga bankat për t’i siguruar “cash” depozituesve që kërkojnë paratë e tyre mbrapsht. Lëvizja e Bankes Qendrore Europiane vjen pas refuzimit të ministrave europianë të Financave për të shtyrë afatin për pagesën e këstit. Pa fonde te reja, Greqia rrezikon falimentimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button