Home / Kosova / Kosova shënon sot çerekshekullin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese

Kosova shënon sot çerekshekullin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese

kosovaShpallja e Deklaratës Kushtetuese 25 vjet më parë, sot në Prishtinë do të shënohet me disa aktivitete solemne. Me një seancë solemne Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta shënojë 25-vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese së 2 Korrikut 1990.

Ndërsa Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës këtë datë historike e shënon me një Akademi solemne me rastin e 25 – vjetorit të Deklaratës Kushtetuese, si dhe do të organizojë pritje për delegatët e Kuvendit të Kosovës të legjislaturës dhjetor 1989 – maj 1992.

Me këtë rast do të flasin kryetari i ASHAK-it Hivzi Islami dhe Ilaz Ramajli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, legjislatura dhjetor 1989 – maj 1992.
Po ashtu do të shfaqen materiale arkivale të 2 Korrikut 1990, si dhe do të lexohen tekste arkivale të 2 Korrikut 1990 si dhe ekzekutohen pika muzikore.

Në ditën e sotme, 25 vjet më parë, nga delegatët (deputetët) e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës u miratua Deklarata Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës, e njohur si Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut.

Kjo Deklaratë, si akt politiko-juridik, ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit.
Ish-presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në 14-vjetorin e 2 Korrikut ka dekoruar me Medalje të Artë të Pavarësisë së Kosovës të gjithë delegatët që shpallën Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 2 korrik 1990,

Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990 dhe që shpallën Referendumin për pavarësinë e Republikës së Kosovës në shtator të vitit 1991, si dhe shpallën zgjedhjet e para parlamentare në maj të vitit 1992.

Leave a Reply

%d bloggers like this: