☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,386 ▲ +0.77% ETH $1,828 ▲ +2.14% XRP $1.1166 ▲ +1.33% SOL $78.2600 ▲ +0.75%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Rajoni

Kriza greke, Monti: Athina po gabon, por Berlini të ketë kujdes

mondiIsh-kryeministri italian në kohën më të rëndë të krizës ekonomike në vendin fqinj, Mario Monti vlerëson lidhur me situatën në Greqi se, përgjegjësia kryesore bie mbi Athinën, por nga ana tjetër, edhe Europa duhet të tregohet më tolerante.
“Sigurisht. Nëse situata është kaq e komplikuar, përgjegjësia është më shumë e Athinës sesa e Brukselit. E qeverive të dekadave të fundit dhe e Tsipras e Varoufakis, që në pak muaj, me sjelljen e tyre egocentrike, kanë krijuar simpati me fitoren elektorale”, ka thënë Monti.
Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Monti është shprehur kritik edhe ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Europiane dhe Bashkimit Europian.
“Këtu ka një ngatërresë. Trojka nuk është Europa dhe jam më i bindur se kurrë që kam bërë gjënë e duhur kur i imponova Italisë atë sforcim që na bëri ta shmangnim Trojkën”, ka thënë Monti.
Në pikëpamjen e atij që njihet si “kryeministri i krizës”, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të dalë fituese vetëm nëse mban Greqinë brenda euros dhe favorizon marrëveshjen.
“Por nëse krijohet ndjesia se Merkel dhe ministri Schauble nuk e kanë dashur marrëveshjen, atëherë në Europë do të ketë një revoltim të shpirtrave, një skenar dramatik, si për Europën dhe për Gjermaninë”, ka shtuar Monti.
Në vlerësimin e tij, Monti thotë se, dalja e Greqisë nga Eurozona do të ishte një përvojë tërësisht e re për të gjithë.
“Është e vështirë të parashikosh reagimin e tregjeve nëse preket siguria e pakthyeshmërisë së monedhës së përbashkët. Dikush mund të tundohet për të vënë në lojë vende të tjera”, ka shtuar Monti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.