ParlamentarePolitika

Berisha: Liruat Arben Frrokun për votat e Pukës, pastaj e dërguat në Kubë. Shpirti i komisarit do ju ndjekë pas

Berisha: Mendova të digjja mandatin e deputetit, kjo seancë funerali i zgjedhjeve të lira

Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaron e tij të parë në kuvend pas zgjedhjeve të 21 qershorit e ka cilësuar këtë seancë parlamentare si funeralin e zgjedhjeve të lira e demokratike të cilët sipas tij janë shkatërruar përfundimisht nga klika mafioze e Ramës dhe Metës. Berisha e nisi fjalën e tij duke thënë se gjëja e parë që i shkoi në mend pas këtyre zgjedhjeve ishte të digjte mandatin e deputetit përpara kuvendit për të treguar se tashmë zgjedhjet demokratike janë shkatërruar përfundimisht në Shqipëri.

“Po hyjmë në këtë sallë si në një funeral, funeralin e zgjedhjeve që një klikë i shkatërroi në mënyrë përfundimtare, preku dhe rrënoi me të gjithë mekanizmat e shtetit mafioz dhe mafies shtetërore çdo parim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Jam i vetëdijshëm se krenarëve që i dhanë edhe goditjen e fundit demokracisë kjo nuk pëlqen”, tha Berisha.

Berisha ka akuzuar mazhorancën se liroi nga burgu Arben Frrokun, personin që vrau komisarin Dritan Lamaj, të cilin siç tha, policia e qeverisë së tij e kapi brenda 24 orësh dhe e vuri prapa hekurave, për të blerë vota në Pukë dhe me të mbaruar misionin e nisën në Kubë.

“Ata që shani ju e kapën brenda 24 ore Frrokun dhe e liruat ju për të blerë votat në Pukë dhe e nisët në Kubë. Shpirti i komisarit të vrarë do ju ndjekë nga mbrapa”, tha Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button