Home / Kronika / Gjykata e Lushnjes, “arrest me burg” të akuzuarit për terrorizëm

Gjykata e Lushnjes, “arrest me burg” të akuzuarit për terrorizëm

Gjykata e Lushnjes ka dhënë këtë të premte masën “arrest me burg” për Baki Çokun, i arrestuar dy ditë më parë në banesën e tij në fshatin Gërmenj i Madh.

Seanca e sotme gjyqësore drejtohej nga gjykatësja Brikena Lubonja, akuza përfaqësohej nga prokurori Artan Hazbiu, ndërsa në mbrojtje të të arrestuarit ishte avokati Sajmir Korreshi. Gjatë dhënies së masës së sigurisë, Baki Çoku nuk ka thënë asnjë fjalë.

Ai u arrestua dy ditë më parë pasi ishte shpalluar në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprën penale “krijim të organizatës terroriste”.

Prokuroria e Lushnjes po hetohen bisedat që Çoku ka bërë shpesh herë me nipin e tij në Siri, Aldo Kobuzin, i cili që prej muajit shtator të vitit të kaluar lufton në radhët e terroristëve islamikë së bashku me gruan e tij italiane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: