Home / Bota / Shpërthim vullkanik, mbyllen pesë aeroporte në Indonezi

Shpërthim vullkanik, mbyllen pesë aeroporte në Indonezi

Një shpërthim vullkanik çoi në mbylljen e 5 aeroporteve në Indonezi, përfshirë edhe të ishullit të famshëm turistik të Balit. Mali Raung në Javën lindore ka gati një javë që lëshon hi në ajër, duke rritur ndjeshëm shqetësimin se kjo mund të ndikojë në sigurinë e avionëve.

Fluturimet mes Australise dhe Balit, që është një destinacion kryesor pushimesh për australianët, janë pezulluar për të dytën ditë me radhë. Edhe pse shpërthimi në vetvete nuk është shumë i fuqishëm, lartësia e malit i rrit gjasat që hiri të grumbullohet tek motorët e avionëve, ku nxehtësia rrezikon ta kthejë në një formë qelqi të shkrirë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: