Ekonomia

Haxhinasto inspekton punimet në akset Pogradec-Lin dhe Qukës-Qafë Plloçë

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka inspektuar punimet në aksin rrugor Lin-Pogradec.

Segmenti, i cili prej vitesh është kthyer në një ndër më problematikët për shkak të gropave, pluhurit dhe baltës, tashmë po shkon drejt një qarkullimi normal të automjeteve.

Kjo rrugë vetëm një muaj më parë përshkohej për një orë si pasojë e gjendjes së rëndë, ndërsa me hedhjen e shtresës së parë të asfaltit koha e udhëtimit është shkurtuar ndjeshëm, ndërsa është ulur edhe ndotja.

Megjithatë, puna ende vazhdon sepse në rrugë nuk ka as tabela sinjalizuese dhe po bëhen edhe ndriçimi e gjelberimi.

Ministri i Transporteve, Haxhinasto është ndalur për një inspektim edhe në rrugën Qukës-Qaf Plloçë, e cila është në fazën e parë të ndërtimit.

Punimet e saponisura në këtë aks parashikohet të zgjasin 3 vjet para se të mundësohet qarkullimi normal i automjeteve.

Ky investim kap vlerën e 145 mln dollarëve, afati i punimeve është 36 muaj, ndërsa rruga sjell zhvillim edhe për zonën tërësisht të izoluar të Mokrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button