Home / Rajoni / Kretasit rrethojnë një bazë të NATO-s kundër armëve kimike siriane

Kretasit rrethojnë një bazë të NATO-s kundër armëve kimike siriane

 zzz165Grupe qytetarësh dhe sindikatat e punëtorëve në ishullin e Kretës kanë vendosur të formojnë një bllokadë përreth bazës së NATO-s në gjirin e Sudas, në fund të këtij muaji, për të protestuar kundër planit për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në det, në jug të ishulli grek, raporton e përditshmja greke ”Kathimerini”. Organizatorët e protestës u takuan dje për të vendosur për rrethimin e bazës detare nga toka dhe në det midis 19 dhe 21 korrikut. Protestuesit u bënë thirrje peshkatarëve të zonës dhe kujtdo tjetër që ka një varkë për t’i ndihmuar. Kretasit janë gjithashtu gati të udhëtojnë të premten për në Athinë për një protestë tjetër lidhur me këtë ngjarje. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) ka mbikëqyrur dhe shkatërrimin e rreth 600 tonë kimikateve duke përfshirë gazin mustard dhe të lëndës së parë për sarin, një gaz nervor. ”Substancat toksike u ngarkuan në anijen ‘Cape Ray’ në portin italian të Gioia Tauros më 2 korrik”, raporton Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së. Anija ka sisteme që mund të kryejë procesin e hidrolizës, konvertimin e kimikateve në substanca më pak të rrezikshme. Drejtimi i saktë i anijes nuk është bërë ende i ditur ndërsa procesi i shkatërrimit pritet të zgjasë rreth 60 ditë

Leave a Reply

%d bloggers like this: