Home / Parlamentare / Kuvend: Diskutohet ligji për hidrokarburet

Kuvend: Diskutohet ligji për hidrokarburet

ministri-damian-gjiknuri-kuvend-parlament-foltoreQeveria do të rrisë masat e kontrollit dhe monitorimit ndaj kompanive që operojnë në fushën e përpunimit, transportit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi të enjten se ndryshimet në ligjin për “Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”,  synojnë rregullimin e tregut të hidrokarbureve si naftën dhe gazin, rritjen e sigurisë teknike, rritjen e cilësisë dhe mbrojtjen e popullatës.

Duke marrë fjalën në Kuvend, Gjiknuri theksoi se synohet disiplinimi i asaj pjese problematike që ka të bëjë kryesisht me hedhjen në treg të produkteve jashtë standardit. Ndyshimet e parashikuara në ligjin për hidrokarburet, tha ai, parashikojnë forcimin e masave ndëshkuese për shkelësit e ligjit.
“Disiplinimi i tregut do të sjellë rritje të cilësisë së kontrolleve; standarde të përmirësuara, rritje të cilësisë së produkteve, mbrojtjen e ambientit dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve,” tha Ministri i Energjisë.
Gjiknuri informoi se rendësi në projektligj i jepet bombulave dhe impianteve të gazit pasi shpesh ato kanë qënë rerziku për jetën e sigurinë e pronës dhe njerëzve. “Pikërisht këto bombula do të garantohen nga tregtarët e shumicës. Nuk do të ketë më tregtim bombulash në çdo cep të Shqipërisë, jashtë pikave të autorizuara”, tha Gjiknuri./

Leave a Reply

%d bloggers like this: