Home / Teknologji / BMW përgatit modelin e ri elektrik “i5”

BMW përgatit modelin e ri elektrik “i5”

Prodhuesi i automjeteve BMW po punon për një model të tretë të familjes së makinave elektrike “i”, që do të jetë një ndërthurje mes modelit kompakt i3 dhe atij sportiv i8.

Konfirmimi ka ardhur gjatë një intervistë që drejtori ekzekutiv i Grupit të Mynihut, Harald Krueger për të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine”.

Krueger ka thënë se, është e nevojshme që sektori i automjeteve të jetë në gjendje t’u përgjigjet më shpejt ndryshimeve dixhitale.

“Brenda gamës tonë të modeleve elektrike ka ende hapësira dhe nga këndvështrimi i siglës numerike modeli i ri mund të pozicionohet mes i3-shit dhe i8-s”, ka deklaruar Krueger.

Sipas zërave që qarkullojnë në media të ndryshme, BMW po përgatitet të lançojë në vitin 2019 tipin i5, që fillimisht do të jetë për tregun e Shteteve të Bashkuara dhe atë të Kinës, duke i shpallur “luftë” modelit “S” të Tesla.

Për i5-n po punohet në dy arkitektura, njëra 100 për qind elektrike dhe tjetra hibride “plug-in”. Për këtë të fundit ka gjithashtu dy nivele fuqie: 225 kuaj/fuqi nga njësia elektrike e sipërme, ose 275 plus 135 kuaj/fuqi të një motori termik me 3 cilindra të vendosur në pjesën e sipërme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: