Home / Bota / Putin i fal me kusht një borxh prej 31,7 miliardë dollarësh Kubës

Putin i fal me kusht një borxh prej 31,7 miliardë dollarësh Kubës

Vladimir-Putin2Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që fal 31,7 miliardë dollarë të borxhit që Kuba kishte ndaj Rusisë, thënë ndryshe rreth 90 për qind e borxhit të përgjithshëm, që arrin në rreth 35,2 miliardë dollarë. Nënshkrimi erdhi para fillimit të vizitës zyrtare të Putinit në Kubë, ndërkohë që kjo e fundit duhet të paguajë borxhin e mbetur, rreth 3.5 miliardë dollarë, për 10 vjet. Por, paratë e paguara nga Moska do të vazhdojnë të vendosen në një llogari të veçantë, pasi Rusia do të investojë në ekonominë e ishullit. Me anulimin e këtij borxhi të madh, që daton që nga koha e Bashkimit Sovjetik, Rusia përforcon lidhjet me ish-aleaten e saj historike gjatë Luftës së Ftohtë. Marrëveshja është nënshkruar tetorin e kaluar nga kryeministri rus, Dmitri Medvedev gjatë një vizite në Kubë, pas marrjes së miratimit nga DUMA.

Leave a Reply

%d bloggers like this: