☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.08 ▼0.22%
ARI 4,851 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,400 ▼ -0.06% ETH $2,333 ▼ -1.38% XRP $1.3591 ▼ -0.6% SOL $83.6400 ▼ -2.68%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.08 ▼0.22 % ARI 4,851 ▲0.01 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.08 ▼0.22 % ARI 4,851 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Maqedoni- shqiptarët, protestë masive në Shkup

Maqedonasit anulojnë protestën e tyre. Tubim edhe në Tiranë para ambasadës së Maqedonisë-

Ka më shumë se 20 minuta që ka nisur protesta e paralajmëruar e shqiptarëve të Maqedonisë, në kryeqytetin e vendit, Shkup. Siç njofton gazetari ynë ka një mobilizim të përgjithshëm të qytetarëve që kanë nisur grumbullimin nga lagja Çairçankë e Shkupit. Deri më tani mijëra qytetar bëhen gati t’i bashkëngjiten protestës. Protestuesit janë nisur nga qendra tregtare Çairçanja dhe për momentin lëvizin në drejtim të tregut të Bit Pazarit.

Protestuesit shqiptare janë nisur nga xhamia “Jahja Pasha” drejt Gjykatës duke mbajtur në duar pankartat : “Stop rasteve të montuara politike”, “ Radishani”, “ Sopoti” , “Monstra”. Protesta është shoqëruar me thirrjet “UÇK” e “Duam liri”.

Ministria e Brendshme ka shtuar masat e sigurisë në kryeqytet, për të shmangur kontaktin e mundshëm të turmave protestuese. Protesta që pritet të jetë masive e shqiptarëve me moton ‘stop diskriminimit dhe drejtësisë selektive’ do të nis nga pjesa e komunës së Çairit, duke vazhduar me marsh protestues.

Protestat janë paralajmëruar prej ditësh, ndërsa organizatorët nuk kanë ngurruar të bëjnë një thirrje nëpër rrjetet sociale, ku kanë treguar edhe itinerarin e protestave.

Kundër-protestat e paralajmëruar nga qytetarët maqedonas para Qeverisë së Maqedonisë sic duket nuk do të mbahet.

Para Qeverisë ndodhen vetëm pjesëtarët e policisë dhe gazetarë.

Ndërkaq, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kanë ripërsëritur qëndrimin për përmbajtje nga dhuna gjatë protestave. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, ka thënë se “dhuna minon legjitimitetin e qëllimeve dhe zvogëlon vëmendjen nga përpjekjet produktive për zgjidhjen e çështjeve”. “E përsëritim apelin tonë për shprehje paqësore të qëndrimeve dhe përmbajtje nga dhuna. Askush nuk ka të drejtë të minojë legjitimitetin e qëllimeve dhe të zvogëlon vëmendjen nga përpjekjet produktive për zgjidhjen e çështjeve”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Shkup lidhur me protestat dhe kundër-protestat në Shkup.

protesta-shkup-e-madhe-11-korrik

Tiranë, protestë para ambasadës së Maqedonisë

proteste_tirane

Në Shqipëri Aleanca Kuqezi zhvilloi një protestë në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë. Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu bëri apel që të gjitha partitë politike të bashkohen për pakt kombëtar. Ai u shpreh se shqiptarët jetojnë nën pushtimin maqedonas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.