Home / Teknologji / OnHub, cilindri i wireless pa kabëll

OnHub, cilindri i wireless pa kabëll

Google ka nxjerrë routerin e saj të parë WiFi, që të sjell në shtëpi internet më të shpejtë dhe më të thjeshtë. Modemi që do të lidhet me mënyrën “pa kabllo” quhet OnHub. Pajisja, e prodhuar nga TP-Link, është një cilindër pa kabëll, me një dizenjo mjaft moderne.

Kjo pajisje do të dalë në shitje në fund të gushtit në SHBA dhe Kanada. Qëllimi është një konfigurim i shpejtë dhe i thjeshtë i lidhjes WiFi dhe rrjetit shtëpiak të pajisjeve smart.

OnHub është një cilindër që do të zëvendësojë modemin si “kuti”, të lidhur me kabllo të ndryshme që njerëzit tentojnë t’i fshehin në shtëpi.

Dizenjimi si cilindër i routerit, shpjegon Google, tenton të krijojë një penetrim më të mirë të sinjalit, (brenda tij ka 13 antena), dhe mund të përshtatet shumë mirë, pasi nuk ka kabllo që mund t’ju bezdisin. Pajisja kërkon frekuencën për sinjalin më të mirë të mundshëm dhe lidhet me telefonët smart vetëm me një aplikacion. Ky i fundit u tregon përdoruesve se cilët pajisje janë të lidhura me internetin në shtëpi dhe sa internet janë duke konsumuar.

Përdoruesi mund të zgjedhë të ketë më shumë banda valësh, duke patur një lidhje më të shpejtë për disa pajisje, në krahasim me të tjerët.

OnHub ka edhe lidhjen Bluetooth dhe Weaver, “gjuha” e objekteve smart në shtëpi, të krijuara nga Google, si dhe premton “përditësime të vazhdueshme” për programin.

“Interneti i Gjërave” është një treg premtues: për pesë vjet do të trefishohet për një vlerë prej 1.7 trilionë dollarësh, sipas një vlerësimi të Idc.

Leave a Reply

%d bloggers like this: