Teknologji

Windows 95 mbushi 20 vjeç

I rivendosur në versionin e fundit Windows 10, menuja “Start” e kompjuterave me sistemin operativ të Microsoft festoi 20 vjet. Më 24 gusht të ’95 kompania e drejtuar nga Bill Gates nxorri Windows 95, versionin e ri të programit që mes të rejave kishte edhe menunë “Start”, dhe një ndërfaqe të re grafike që bëri “boom” në përhapjen e përdorimit të kompjuterave.

Windows 95 ishte një nga sukseset më të mëdha të Microsoft, shoqëruar edhe me një fushatë të gjerë publicitare. Ai nuk ishte sistemi i parë operativ me ndërfaqe grafike e familjes Windows, por ishte versioni me më shumë lehtësira për jetën e përdoruesve. Funksioni më me ndikim ishte menuja “Start”, me një akses të menjëhershëm të programeve dhe dokumenteve të ruajtura në kompjuter. Dhe jo rastësisht reklama në televizion kishte kolonën zanore të “Start me up” të Rolling Stones.

Bashkë me menunë “Start” erdhën dhe disa aplikacione të tjera. Ndërsa brouseri Internet Explorer fillimisht nuk u përfshi në sistemin operativ. Ndërfaqja grafike të lejonte të hyje në kompjuter pa dashur të shkruar rreshta në MS DOS. Për herë të parë mund të vendosje emra në dosje më të gjata se tetë karaktere. Shumë prej nesh do të kujtojnë “Blue Screen of Death”, kur ekrani bëhej tërësisht blu dhe do të duhej të rindizje kompjuterin.

Një kuriozitet: motivi i ndezjes së Windows 95 u kompozua nga Brian Eno në një Macintosh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button