Home / Arte / Muzike / Elton Deda, drejtor artistik i Festivalit të RTSH-së

Elton Deda, drejtor artistik i Festivalit të RTSH-së

Kantautori Elton Deda do të jetë drejtori artistik i edicionit të 54-t të Festivalit të Këngës në Radio-Televizion. Duket se RTSH-ja ka vendosur këtë vit ta nisë herët punën për festivalin e fundvitit, duke zgjedhur tre muaj përpara drejtuesit e tij. Lajmin që do të jetë drejtori artistik i festivalit, kantautori Deda e ka bërë publik në faqen e tij në Facebook, ku shkruan: “Dua t’ju njoftoj se sivjet unë do të jem drejtori artistik i Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar! Sinqerisht e kam marrë si një sfidë dhe angazhim të madh profesional dhe së bashku me kontributin dhe mbështetjen tuaj do të mundohem të jap maksimumin për të bërë një festival model dhe pa preferenca miqsh. Nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë vegël e asnjë ndërhyrjeje apo miklimi monetar e shoqëror, përveçse skllavi i përjetshëm i muzikës së mirë e të ndershme”. Elton Deda është një personazh i njohur i muzikës së mirë shqiptare. Pas disa viteve në SHBA, ai është kthyer sërish karrierës në Tiranë. Drejtori artistik i edicionit të 53 të Festivalit të Këngës në RTSH, ishte kompozitori Shpëtim Saraçi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: