Ekonomia

Porti i Durrësit, mbi 100 mijë udhëtarë deri në fund të gushtit

dddddRreth 104 mijë udhëtarë me afro 23 mijë autovetura kanë kaluar nëpërmjet portit të Durrësit deri në datë 30 gusht të këtij viti. Çdo ditë nëpërmjet portit më të madh të vendit kanë lundruar me tragete mesatarisht 8.600 udhëtarë me 1.900 autovetura.
Nga burime të Autoritetit Portual (APD)mësohet se janë shfrytëzuar në nisje nga 92.953 udhëtarë, shumica bashkëatdhëtarë, që pasi kanë kaluar pushimet pranë familjeve rikthehen në vendet e Evropës perëndimore ku punojnë dhe jetojnë.
Tragetet në nisje nga Durrësi kanë transportuar edhe 20.297 autovetura personale të udhëtarëve, si dhe dhjetëra kamionë dhe trajlera me mallra të ndryshme. Mjetet e mëdha detare kanë kryer 5-7 lundrime vajtje-ardhje në ditë, dhe gjatë së njëjtës periudhë janë preferuar edhe nga 11.654 udhëtarë të tjerë, të cilët kanë mbërritur në Durrës nga portet e Barit, Ankonës dhe Triestes

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button